11:59 / E Hënë, 17 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Djali i Muharrem Sahitit bëhet ushtar i Ushtrisë së Kosovës me diplomë nga Gjermania

Të premten e javës së kaluar, Kuvendi i Kosovës i dha dritën jeshile formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Përmes votimit të pakos së ligjeve për transformimin e FSK-së, u mundësua edhe bërja e Ushtrisë së Kosovës.

107 deputetë i thanë po këtij transformimi, përderisa data 14 dhjetor do të mbetet përgjithmonë e shënuar për gjithë kosovarët.

Po në këtë ditë, Akademinë Ushtarake e përfundoi në Gjermani edhe djali i ndihmës-trajnerit të Kosovës, Muharrem Sahiti, Art Sahiti.

Art Sahiti tashmë është pjesë e FSK-së, si një ushtar i cili do t’i shërbejë shtetit të Kosovës./Indeksonline/