15:07 / E Shtunë, 07 Korrik 2018 / indeksADMonline

Djali i Ramiz Lladrovcit ia mësynë politikës, ky është posti që pretendon ta fitojë

Rilind Lladrovci, djali i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci është kandidat për kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës.

Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zgjedhë organet e reja drejtuese për katër vitet e ardhshme.

Për postin e kryetarit të RDK-së janë dy kandidatë, njëri prej tyre djali i Ramiz Lladrovcit nga Drenasi dhe Donjet Bislimi nga dega e Mitrovicës.

Lladrovci ka paraqitur kandidaturën e tij me vonesë, megjithatë kjo iu bë e mundur pasi mblodhi 40 nënshkrime.

Në hapjen e “Dekadës së Re”, mbajti fjalim i pari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli tha se nuk ka forcë që mund ta ndalojë një vend kur fatin e tij e marrin në duar të rinjtë. E gjithë historia kombëtare, sipas tij, e dëshmon këtë, e dëshmon e tashmja dhe do ta dëshmojë edhe e ardhmja.