15:02 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Djali i Schwarzeneggerit fotografohet sërish me të dashurën shqiptare

Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena, është parë sërish të dalë dorë për dore me të dashurën e tij shqiptare, Niki Dodaj, në West Hollywwood.

Dodaj është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në SHBA në vitet ’90-të.  

Ajo është 21-vjeçe dhe është diplomuar për menaxhim biznesi, në Kaliforni.

Joseph Baena është fëmija që Schwarzeneggeri e pati me një punonjëse te shtëpia e tij.     

Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e të birit të tij.