23:58 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djali i Zidane flet se kur do të kthehet babai i tij në detyrën si trajner

Djali i Zinedine Zidane, Enco ka folur për mediat spanjolle lidhur me rikthimin e mundshëm të babait të tij në zejën si trajner. Enzo ka thënë se Zizu shumë shpejt do të kthehet në punë.

“Babai im e do futbollin, sigurisht edhe punën e trajnerit. Ka shumë gjasa që ai të kthehet së shpejti. Ai tani po pushon, kjo është ajo që ai duhet ta bënte edhe për një kohë, por nuk e di nëse mendon njëjt” ka thënë Enzo.

Flitet se Zizu do të jetë pasardhës i Allegrit te Juventus në edicionin e ardhshëm, por i njëjti është i pari në listën e të preferuarve edhe te Manchester United./Indeksonline/