23:15 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Modric: Do të doja të isha bashkëlojtar i Zidanes

I intervistuar së fundmi nga revista franceze, France Football, Luka Modric ka thënë se do të donte të ishte bashkëlojtar i ish-trajnerit të Real madridit, Zinedine Zidane.

Kroati gjithashtu ka folur edhe për Cristiano Ronaldon dhe Kylian Mbappen në një intervistë, e cila do të publikohet nesër.

”Do të doja të isha bashkëlojtar i Zidanes”, tha Modric për France Footballm, transmeton IndeksOnline.

”Cristiano RONALDO është një lojtar, i cili është shumë para të gjithëve dhe Mbappe do ta vazhdojë zhvillimin edhe më tutje”.

”Futbolli është një lojë, e cila luhet me tru, dhe jo ndryshe”, tha Modric ndër të tjerash./IndeksOnline/