10:11 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Djali me probleme psikike rrah nënën, në Drenas, dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë

Policia ka arrestuar një person në fshatin Arllat të Drenasit,  me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij .

 I dyshuari pas arrestimit, me autoambulancë, është dërguar në QKUK në Klinikën e Psikiatrisë.

Ndërsa,  pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/