11:13 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djali nga Rahoveci e bën babanë për spital

Një person nga Rahoveci ka njoftuar se djali i tij pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Si pasojë e lëndimeve trupore, viktima ka marrë tretman në qendrën shëndetësore në Rahovec, ku pas tretmanit është liruar.

Ndërkaq djali i tij -njofton policia- pas intervistimit, me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

 

Temat: