10:51 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Djali rrah babën me shqelma e grushta në këtë komunë të Kosovës

Një person është arrestuar në Rahovec pasi që i njëjti pas një zënke që kishte pasur me babain e tij e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shqelma dhe grushte.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/