10:25 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Djali rrah nënën në Gjakovë

Një grua në Gjakovë është sulmuar fizikisht nga djali i saj, dje rreth orës 19:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor nga sulmi.

Me vendim të prokurorit, djali i saj është dërguar në mbajtje.

Në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara. Me vendim të prokurorit për shkaqe sigurie njëra nga të dyshuarat së bashku me fëmijën e saj është strehuar në shtëpi të sigurt.

Ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/