21:41 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Djegia e mbeturinave rrezikon jetën e banorëve në Istog, po ngordhin kafshët

Banorët e fshatrave Bellopojë, Veriq, Osejan, Gurrakoc dhe Kerrninë të Komunës së Istogut janë të shqetësuar me gjendjen e tmerrshme të cilën po përballen kohën e fundit.

Sipas banorëve, tymi i cili po shkaktohet nga mbeturinat të cilat po digjen në deponinë e këtij rajoni, po krijojnë kaos vdekjeprurës te kafshët dhe me këtë rast po rrezikohet jeta e shumë njerëzve, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë shqetësim, njëri prej banorëve të rajonit të Istogut ka kërkuar nga Komuna dhe Ministria e Mjedisit që të ndërmarrin masa ndaj kësaj situate.

Më poshtë shikoni disa foto:

/Indeksonline/