11:04 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Djersitja e tepërt, Hulk humb 5 kilogramë gjatë një ndeshje

Hulku gjatë këtij viti u rikthye në futbollin brazilian dhe nënshkroi me skuadrën e Atletico Mineiros.

Për shkak të pandemisë Covid-19, lojtarit brazilian i ra të pushonte një kohë të gjatë, shkruan IndeksOnline

Pas rikthimit në futboll, Hulku ka arritur ta merrte formën e tij të dikurshme. Madje lojtari 34-vjeçar po vazhdon me stërvitje të “çmendura”.

Mjeku i klubit brazilian, gjatë një interviste tregoi se si Hulku po i humb nga 5 kilogramë në një ndeshje të vetme për shkak të djersitjes së tepërt.

Ish-lojtari i shumë klubeve, përfshirë Porton – tani ka rreth 87 kilogramë./IndeksOnline/