75 Mall Live Search
14:50 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Djokoviç: Kam pasur shumë probleme në bërryl, por do të kthehem shumë i fortë (Video)

Novak Djokoviç ka paralajmëruar kundërshtarët e tij se po bën më mirë dhe do të rikthehet në top-formë.

Ish-numri një në botë, nuk e ka rimarr vetën nga një lëndim që e pësoi vitin e kaluar.  Ai po vazhdon të dështoi në secilin turne që po organizohet gjatë këtij viti.

Megjithatë, lojtari serb thotë se për shkak të lëndimit forma e tij ka qenë katastrofale.

“Për fat të keq në vitin e fundit kam pasur shumë rezultate të dobëta. Por, këto mi ka shkaktuar bërryli. Megjithatë kohëve të fundit unë po mund të luajë pa dhimbje dhe shpresoj se do të rikthehem në top-formë”, ka thënë Nole.

Turneu i fundit që Novak mori pjesë dhe humbi qysh në raundet e para ishte “Monte Carlo”./IndeksOnline/