21:04 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Salah të martën niset për në Spanjë (Foto)

Mohamed Salah, futbollisti i Liverpoolit të martën do të udhëtojë për në Spanjë.

Ylli egjiptian pësoi një lëndim në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, pas një dueli me Sergio Ramosin, shkruan IndeksOnline.

Ashtu sic kupton “Sky Sport”, Salah nesër (e martë) do të udhëtojë për në Spanjë së bashku me stafin mjekësor të “The Reds” për të filluar trajtimin për shpatullën e lënduar.

Salah kishte një sezon fantastik në Premierligë. Ai shpreson që të jetë i gatshëm për Kupën e Botës, që nis nga 14 qershori dhe mbahet në Rusi./IndeksOnline/