19:12 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Protestat e dhunshme të serbëve, lëndohet ministri Rikallo (Foto)

Në protestat e sotme në veri të Mitrovicës është lënduar ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, raporton Indeksonline. Policia e Kosovës është sjellur në mënyrë korrekte me të, ndonëse ai ishte pjesë e protestuesve që përdornin dhunën.

Protesta për të mos lejuar pengimin e takimit ku po merrte pjesë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ky i fundit duke përdorur rrugët ilegale për t`u futur në Kosovë, meqë i njëjti nuk ka pasur leje për të hyrë në vend.

Policia e Kosovës më pas ka arrestuar Gjuriqin teksa po mbahej takimi. Kjo ka revoltuar serbët të cilët po qëndronin jashtë Shtëpisë së Kulturës në veri, ku edhe po mbahej mbledhja, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se Gjuriq është sjellë në stacionin Qendra në Prishtinë dhe më pas është përcjellur për në Merdare./Indeksonline/