11:54 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Gjokoviq me lehtësi kalon në finalen e madhe të Australian Open

Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq është kualifikuar në finalen e madhe të “Australian Open”.

Serbi mposhti shumë lehtë tenistin rus, Karatsev me rezultat 3-0 (6-3, 6-4 dhe 6-2), shkruan IndeksOnline.

Gjokoviqi duhet pritur meçin midis Medvedevit dhe Tsitsipasit për ta mësuar kundërshtarin e finales.

Kujtojmë se Gjokoviqi nuk ka humbur asnjëherë në finalen e këtij grand slami. Në 8 finale, “Nole” ka fituar 8 tituj./IndeksOnline/