10:07 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / B O

Djokovic: Më mirë mos të fitoj asnjë trofe, sesa të detyrohem të vaksinohem!

Pas Australia Open, Novak Djokovic mund të humbas edhe turne të tjerë. Në një intervistë, serbi ka mbajtur qëndrimin e tij negativ ndaj vaksinimit kundër Covid 19.

20 herë fituesi i Grand Slam turneve ka deklaruar se është i gatshëm të sakrifikojë edhe turne të tjerë, vetëm e vetëm që të mos vaksinohet.

“Nuk do të vaksinohesha për asnjë turne apo trofe. Ky është çmimi që jam i gatshëm të paguaj. Më mirë do të humbisja turnetë dhe të mos fitoja trofe sesa të detyrohesha të vaksinohem” ka thënë Djokovic.

Tenisti serb do të kthehet në një turne javën e ardhshme, në Dubai./Indeksonline/