13:26 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Djokovic mposhtë Coric për ta zgjatur ecurinë e fitoreve rresht në 18

Novak Djokovic ka vazhduar me formën e tij të lartë duke e mposhtur kroatin, Borna Coric në finalen e Shanghai Masters.

Tenisti numër dy në botë e ka mposhtur 21-vjeçarin, Coric me rezultat, 6-3, 6-4 për një orë e 37 minuta për ta fituar titullin e katërt të Shanghait.

Coric, i renditur në vendin e 13-të në ranglistën botërore, mposhti Roger Federer në gjysmëfinale për ta arritur finalen e parë të këtij kompeticioni, transmeton IndeksOnline.

Djokovic, 31-vjeçar, tani ka 18 fitore radhazi që prej humbjes në Rogers Cup më 10 gusht dhe serbi do ta zëvendësojë Federer në pozitën e dytë.

14 herë fituesi i Grand Slam lëshoi pikë në setin e dytë, por në vazhdim ishte superior ndaj kroatit./IndeksOnline/