10:16 / E Premte, 29 Mars 2024 / L K

Do ketë a s’do ketë zgjedhje?

Shkruan, Gani Nitaj

Ideja për zgjedhje të parakohshme nuk duket shumë serioze?! Kështu të paktën mbizotëron bindja e opinionit publik?PDK-ja doli me kandidatin Bedri Hamza për kryeministër. LDK-ja me Lumir Abdixhikun. AAK-ja dihet tashmë, ai do të jetë Ramush Haradinaj.

Prandaj kësaj po i vjen era zgjedhje, pa ndonjë datë a periudhë të caktuar…?

Dhe gjykuar sipas ligjërimeve të zyrtarëve politikë…, mbetet ende konfuze se a do të organizohen zgjedhjet e parakohshme, apo është retorikë boshe ose trysni e njëlloj parafushate?

Kryeministri Kurti është shprehur hapur. Parafrazë: “ Zgjedhjet nuk varen nga partia në pushtet. Ato duhet të diktohen nga partitë opozitare. Ndryshe tumiri idenë e organizimit të zgjedhjeve”.

Mosharmonizimi i qëndrimeve në rrafshin “inter partes”, krijon hapësirë për komentime të ndryshme, të cilat nuk i shkojnë përshtati atmosferës në situatën e vështirë të zhvillimeve në Kosovë dhe përreth saj…!

Për të pasur themel të shëndoshë duhet pasur mbështetje të shëndoshë siç thotë një frazë popullore: ”…lisi i ka rrënjët mbi ujë” që i bie se mosharmonizimi i qëndrimeve krijon mjegullnaja.