15:48 / E Enjte, 30 Maj 2024 / G T

Do të bëhet trajneri më i paguar në Europë, Arteta gati të nënshkruaj kontratën e re

Skuadra e Arsenalit edhe këtë herë dështoi të fitoi titullin e Premier League.

Por duket që aventura e trajnerit Mikel Arteta nuk do të përfundojë, me Arsenalin që dëshiron të vazhdojë me trajnerin Arteta.

Drejtuesit e Arsenalit, janë të lumtur me spanjollin dhe se të dy duan të vazhdojnë me projektin aktual së bashku, ku do të bëhet një nga trajnerët më të paguar në botë.

Trajneri spanjoll, është pjesë e Arsenalit që nga viti 2020 ku gjatë ecurisë së tij ka fituar dy herë “FA Cup” dhe dy herë “Community Shield” dhe çoi Arsenalin në çerek-finale të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/