14:08 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Do të habiteni, sa fiton Ronaldo vetëm nga Instagrami i tij

Cristiano Ronaldo është një nga superyjet e këtij planetit

Përkrah rivalit të përjetshëm, Lionel Messi, e kanë përcaktuar kulminacionin e futbollit për gati dy dekada.

Ronaldo është bërë brend rreth e rreth botës, duke krijuar pasuri të madhe.

Portugezi fiton gjithashtu para të majme nga rrjetet sociale. Në Instagram ka rreth 186 followersa, duke e bërë atë më të njohurin.

Si rezultat i popullaritetit të tij, ish-lojtari i Real Madrid dhe Manchester United i shton një shumë serioze pasurisë së tij të madhe nga Instagram.

Sipas të dhënave nga Buzz Bingo , Ronaldo ka bërë gati 20 milion më shumë se kushdo tjetër në platformë në 12 muajt e fundit duke arkëtuar plot 38.2 milionë euro.

Kjo është lista e 10 të parëve që përfitojnë më së shumti nga Instagram:

Cristiano Ronaldo – 38.2 milionë

Lionel Messi – 18.7 milionë

Kendall Jenner – 12.7 milionë

David Beckham – 8,6 milionë

Selena Gomez – 6.4 milionë

Neymar – 5.8 milionë

Zlatan Ibrahimoviç – 3.2 milionë £

Kylie Jenner – 3 milionë

Ronaldinho – 2 milionë

Khloe Kardashian – 975.000/Indeksonline/