75 Mall Live Search
21:13 / E Hënë, 06 Prill 2026 / L A

“Do të ketë pasoja për Lukakun”, e konfirmon drejtori sportiv i Napolit

Romelu Lukaku ka ndezur ujërat me drejtuesit e Napolit së fundmi.

Kjo për shkak se belgu, pas një lëndimi që pësoi me Belgjikën vendosi të mos kthehet në Itali dhe të bëjë ndërhyrjet në vendlindjen e tij.

Kjo gjë zemëroi drejtuesit e Napolit, me drejtorin sportiv Giovanni Manna që tha se do të ketë pasoja për të.

“Do të ketë pasoja për Romelu Lukakun”. “Romelu vendosi të mos kthehej kur i thamë të kthehej dhe të qëndronte në Belgjikë për të vlerësuar dëmtimin e tij. Grupi duhet të jetë gjithmonë i pari. Ne do të marrim masat tona”, deklaroi Manna./IndeksOnline/