16:53 / E Hënë, 13 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Do të largohesha nga Chelsea nëse Conte do të ishte ende këtu”

Willian ka pohuar se do të largohej nga Chelsea nëse Antonio Conte do të mbetej në klub, si dhe ai e ka lavdëruar Maurizio Sarrin që ka sjellur ”argëtim” sërish në skuadër.

Willian ishte shumë pranë largimit nga klubi londinez këtë verë, megjithatë pas një bisede me Sarrin, ai vendosi të qëndrojë, transmeton IndeksOnline.

”Asnjë gjasë”, tha Willian për Evening Standard kur u pyetë nëse do të mbetej te Chelsea nëse Conte do të ishte ende trajner i ”Të Kaltërve”.

”Jo. Unë jam këtu sepse dua të luaj për Chelsea. Do të largohem nga Chelsea vetëm nëse klubi vendosë që të më shesë”.

”Mendoj se kemi mundësi të mirë që të rikthehemi në formën optimale sepse tani ne kemi një stil tjetër të lojës”.

”Trajneri na thotë që të lujamë, që ta shijojmë veten tonë në fushë me përgjegjësi. Tani kemi stil më ndryshe, dhe kjo është arsyeja se pse mund t’i krijojmë probleme Arsenalit.

”A është argëtuese të luajmë kështu? Unë mendoj se po. Kemi shumë lojtarë cilësor në sulm, si Eden Hazard dhe Pedro. Lojtarët e pëlqejnë këtë stil të lojës”, tha braziliani ndër të tjerash./IndeksOnline/

Image result for willian