75 Mall Live Search
14:31 / E Hënë, 06 Prill 2026 / G T

“Do të luante edhe me karrocë”, Kimmich tregon se a është gati Harry Kane

Mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka folur me optimizëm për gjendjen e Harry Kane para ndeshjes së madhe ndaj Real Madridit, që zhvillohet nesër.

Sulmuesi anglez kishte qenë në dyshim për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, por lajmet e fundit janë pozitive, pasi ai është stërvitur sot normalisht me pjesën tjetër të ekipit, shkruan Indeksonline

Kimmich theksoi vendosmërinë e bashkëlojtarit të tij me një deklaratë që ka tërhequr vëmendje: “A do të luajë Harry Kane kundër Real Madridit? Mendoj se ai do të luante edhe me karrocë.”

Ai shtoi gjithashtu: “Edhe nëse ka ende pak dhimbje, ai do të zvarritet për të dalë në fushë.”

Kujtojmë që nesër zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale mes dy gjigantëve të futbollit europian./Indeksonline/