Dodik: Kosova mund të jetë e pavarur, por Bosnja asnjëherë
Presidenti i Republikës Sërbska në Bosnjës dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka shpjeguar pse ai ka krijuar një hartë të re në Ballkan.
Me këtë rast ai theksoi se pozita zyrtare e kësaj republike për Kosovës është e njohur se “nuk e njohin Kosovën”, transmeton Indeksonline.
Por, pastaj duke marrë shembull rastin e Republikës Serbska në Bosnje dhe rastin e Kosovës, ka thënë se Kosova mund të jetë e pavarur, por jo edhe Republika Serbe.
“Nuk është çështja kryesore e Kosovës, në hartën e re që kam bërë çështja kryesore është tek Republika Sërbska. Pra, krejt çka dua të theksojë është se Republika Serbska mbetet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky është mesazhi themelor”, ka thënë ai.