11:57 / E Hënë, 14 Mars 2022 / k.v

Dogana e Kosovës: Në aksionin e IPK-së janë arrestuar dy oficer doganor

Dogana e Kosovës ka mbështetur, Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’.

Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe Insititucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit.

“Dogana e Kosovës zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupcionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale. Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./IndeksOnline/