16:32 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / MSH

Dogana konfiskon mbi 1 ton duhan

Njësitë e Doganës sot kanë konfiskuar mbi 1 ton duhan dhe cigare në një depo në regjionin e Prizrenit.

Pas një pune operative dhe hetimore sot pasdite njësitë e Doganës kanë bastisur një depo të dyshuar për kontrabandë me duhan. Pas bastisjes janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit të grirë si dhe cigareve të paketuara për shitje.

Në këtë depo janë gjetur:

  1. 822 kg duhan i grirë
  2. 28 pako cigare (1 pako =10kg)
  3. Makinë për grirjen e duhanit  (1 copë)

Tërë sasia është konfiskuar si dhe vlerësohet se po të arrinte në treg kjo sasi do të shkaktonte dëm mbi 50000 mijë euro. Hetime lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.