13:39 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dogana mbledh mbi 800 milionë euro nga të hyrat

Dogana e Kosovës ka arritur një rekord të ri në mbledhjen e të hyrave. Bëhet fjalë për 800 milionë euro të mbledhura.

“Në vitin jubilar të doganës (20- vjetorin e themelimit) janë grumbulluar për herë të parë që nga themelimi, mbi 800 milionë euro në javën e dytë të shtatorit. Pra, kjo paraqet një arritje të madhe si edhe një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës, transmeton Indeksonline.

Krahasimi me vitin paraprak tregon se trendi i të hyrave është në rritje, në po të njëjtën periudhë, Dogana kishte grumbulluar rreth 773 milionë euro derisa këtë viti në po të njëjtën periudhë kemi arritur të mblidhnim mbi 804 milionë që paraqet rritje prej 31 milionë eurosh më shumë apo 4% më shumë.

Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti, ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen te qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.

Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin nr. 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim./Indeksonline/