23:15 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Dogana sivjet duhet t’i mbledhë mbi 1 miliardë e 75 milionë euro për arkën e shtetit

Dogana e Kosovës sivjet duhet t’i mbledhë mbi 1 miliard e 75 milionë euro për arkën e shtetit. Drejtori i saj, Bahri Berisha, ka parasysh shumë sfida që e presin sivjet, por ai beson që do t’i arrijë projeksionin e Qeverisë.

Dogana e Kosovës vitin 2018 duhet t’i mbledhë për arkën e shtetit mbi 1 miliard e 75 milionë euro. I pari i Doganës beson që do të arrijë projeksionin e Qeverisë, pavarësisht sfidave që kanë këtë vit, ku nga politikat e reja fiskale, do të ketë ndikim me dhjetëra miliona euro ndikim në të hyra doganore.

Bahri Berisha drejtor i Doganës tha se për vitin 2018, projeksioni i Qeverisë pritjet janë që Dogana e Kosovës të mbledh 1 miliard e 75 milionë euro, është një rritje rreth 65 milionë euro. Goxha është një rritje e cila krahasuar edhe me politikat fiskale të cilat shkojnë në favor të lirimit nga taksat doganore, akcizës dhe TVSH-së. “Po me marrë parasysh një rritje ekonomike që është mbi 4 % në Kosovës. Investimet kapitale nga sektori publik që janë në rritje, rezistencat, pritjet për investime nga jashtë të gjitha këto mund të gjenerojnë një rritje më të madhe të dërgesave për import që mund të thuhet edhe një rritje më e madhe e të hyrave”, tha ai.

Berisha tha se edhe Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do të ndikojë që të jenë më pak rreth 32 milionë euro në të hyrat doganore.

“Presim që efekti i MSA-së, këtë vit të jetë diku rreth 32 milionë euro që ka ndikuar në taksën doganore, nga mbledhjet në kufi, po sigurisht kjo i ka pasur efektet pozitive në brendi vet MSA-ja. Edhe në raportet tregtare Kosovë-BE, se kemi edhe një rritje të lehtë të eksportit kosovarë drejtë vendeve të BE-së, por edhe të vendeve të BE-së drejtë Kosovës. Eksportet në total kanë shënuar një rritje në përgjithësi, nëse flas në aspektin e vlerës kemi diku rreth 50 % në aspektin vleror eksporti i përgjithshëm, produktet me origjinë kosovare. Ndërsa në aspektin sasior shkon diku mbi 20 % rritja e eksportit kosovarë për vitin 2017”, tha ai.

Berisha ka treguar se gjatë vitit 2017 ka pasur më pak evazion fiskale, e që këtë e dëshmon edhe faktin i rritjes së të hyrave vitin e kaluar mbi 6.5 %. Ai theksoi se gjatë vitit të kaluar kishte 40 % më pak ankesa ndaj doganës se sa një vit më herët.