16:59 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Takohen drejtori i Policisë dhe ai i Doganës së Kosovës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë ku u diskutua për çështjet kyçe me interes të përbashkët drejt avancimit dhe bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional, transmeton Indeksonline.

Njoftmi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot me 4 tetor, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi menaxhues i tij, priti në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha. Qëllimi i këtij takimi ishte i një rëndësie të veçantë ku u diskutua për çështjet kyçe me interes të përbashkët drejt avancimit dhe bashkëpunimit të mëtejmë ndërinstitucional.