12:10 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Dokument/ Lista e kandidatëve që pretendojnë të marrin drejtimin e ShSKUK-së

ShSKUK ka kohë që ka mbetur me ushtrues detyre dhe këtë funksion është duke e ushtruar doktori Valbon Krasniqi.

Ndërsa IndeksOnline ka siguruar listën e kandidatëve të cilët kanë arritur të plotësojnë kritere e kërkuara në bazë të konkursit për pozitën e drejtorit të ShSKUK-së.

Bëhet fjalë për doktor Saudin Maliqi, Dr Gani Halilaj, Dr.Driton Ukmata dhe Dr.Basri Lenjani.

Ndërsa në këtë listë siç shihet kushtet nuk ka arritur t’i plotësojnë dy persona. Bëhet fjalë për Gloria Stakën si dhe drejtuesit aktual të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. Për këtë të fundit thuhet se i mungon përvoja menaxheriale.

Kujtojmë se para Krasniqit, pozitën e të parit të SHSKUK-së e ka mbajtur Basri Sejdiu./IndeksOnline/

IndeksOnline ju sjell dokumentin.