14:01 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Doli partia e tretë, Xhafer Tahiri me status tallës, thotë se ishim fitues moral

LDK-ja e Xhafer Tahirit ka dalur partia e tretë me më shumë vota në Vushtrri në zgjedhjet e të dielës.

Por, për kryetarin e komunës, LDK është fituese morale.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Ju shprehë mirënjohjen time për një proces zgjedhor të qetë e demokratik.
Fituesve të zgjedhjeve në Vushtrri, partnerit tonë në koalicion VV i urojmë për rezultatin e arritur.
Vjosa ishte inspirimi i kësaj fushate model të LDK-së, duke e rikthyer LDK fuqishëm.
LDK në Vushtrri është subjekti politik me rritjen më të madhe në Vushtrri, prandaj lirisht mund të themi që është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve.

Me afër 2000 vota rritje, ose 30% rritje në krahasim me vitin 2017, ne jemi në rrugën e duhur të rikthimit si parti lidere në Vushtrri.

Për më tepër si degë jemi afër që të kemi përfaqësuese në Kuvend dhe dua të uroj Rrezartën, kryetare e FG për këtë rezultat. Po ashtu dus të falënderojë Dr. Hysin.

Për kontributin shembullor për degën e LDK-së.
Na duhet ende shumë punë e angazhim por rruga përpara është e qartë, duhet të ndëgjojmë zërin e votuesit të LDK-së.
Të dashur aktivist e votues të LDK-së, si shef i shtabit zgjedhor të degës, ju shprehë falënderimet e përulësinë time për angazhimin tuaj në nëndegë, fshatra e lagje të qytetit. Vazhdojmë” shkruan Tahiri në njoftim./Indeksonline/