21:31 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Domgjoni shënon gol vendimtar në Turqi, e shpëton nga humbja skuadrën e tij

Mbrojtësi shqiptar, David Domgjoni, ishte heroi i Menemensportit, në barazimin 2-2 që skuadra turke arriti në transfertë ndaj Bursasportit.

Futbollisti që pritet t’i bashkohet Kosovës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të, ndërkohë që vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e parë me Seleznov, i cili mposhti 2 herë nga pika e bardhë portierin e Kombëtares, Gentjan Selmani.

Futbollistët e Menemespor nuk u pajtuan me humbjen, teksa me rifillimin e pjesës së dytë, barazuan shifrat me Boztepe. Protagonist në golin e dytë ishte sërisht Domgjoni, i cili i hapi rrugë topit, për të shkuar në rrjetë.