19:54 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Don Lush Gjergji: Kompanitë e mëdha në Kosovë s’i duan katolikët, preferojnë punëtorë myslimanë

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka deklaruar se Kompanitë e mëdha në Kosovë si duan katolikët, por më shumë po preferojnë punëtorë myslimanët.

“Katolikët në Kosovë punojnë në sektorët e shitjes me pakicë dhe bujqësi, por për fat të keq nuk ka mundësi punësimi për ta në kompanitë e reja të mëdha që po lindin. Këto janë kryesisht biznese familjare të drejtuara nga myslimanët që preferojnë të punësojnë punëtorë myslimanë, ndërsa puna në administratën publike kërkon mbështetjen e një partie politike”, ka deklaruar ai për mediumin italian ‘Agensir.it, transmeton Indeksonline

Ndryshe, drejtuesi i Kishës Katolike ka dalë hapur kundër idesë për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u propozua nga presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq si zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Gjergji ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të pajtohen me situatën aktuale në Kosovë dhe Serbi, pasi sipas tij prekja e kufijve do të shkaktonte një reaksion zingjiror në Ballkan. /Indeksonline/

 

LINKU I SHKRIMIT