16:48 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

‘Kisha Katolike’ del me qëndrim për “korrigjim të kufijve”

Don Lush Gjergji, nga Ipeshkvia e Kosovës ka dalë hapur kundër idesë për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që u propozua nga presidenti Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq si zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy vendeve.

Gjergji në një intervistë për mediumin italian ‘Agensir.it’, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet të pajtohen me situatën aktuale në Kosovë dhe Serbi, pasi sipas tij prekja e kufijve do të shkaktonte një reaksion zingjiror në Ballkan.

Përfaqësuesi i Kishës Katolike e thotë prerë kufijtë nuk duhet të prekën në asnjë mënyrë.

Kundër kësaj ideje kanë dalë edhe shumë shtete përkrahëse të Kosovës dhe gjithashtu edhe diplomatë të ndryshëm të BE-së.

Edhe klasa politik kosovare është kundër, ndërkohë i vetmi që vazhdon ta promovojë idenë e ndryshimit të kufijve është presidenti Hashim Thaçi.