12:27 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / AR

Don Xhoni sërish probleme me Policinë, i gjendet arma në BMW

Reperi kosovar, Xhonatan Isufi, mbrëmë është ndaluar nga Policia e Kosovës në autostradë, saktësisht në Veternik.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se të njejtit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje.

Arma iu gjet në veturën e tij të tipit BMW.

Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës.

Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje./Indeksonline/