22:49 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Don Xhoni zbulon arsyen e armiqësisë me Noizyn dhe nuk e prisnim

Ditën e djeshme Don Xhoni u përplas keq me Noizyn në rrjete sociale. Shkak u bë mungesa e tij në koncertin e Ulqinit, ku do të ishte dhe Noizy.

Don Xhoni njoftoi se i kishte ndodhur një aksident në familje, ndërsa Noizy i cilësoi si justifikime.

Ndërkohë, vetëm së Don Xhoni reperi ka zbuluar arsyen e armiqësisë me Noizyn. Sipas tij, reperi i ka bërë follow në Instagram, por ai nuk ia ka kthyer.

“Më bëj follow sërish, do ta kthej dhe unë. Të premtoj, se kam parë herën e fundit”, ka shkruar Don Xhoni në Instastory, një postim të cilin e ka fshirë më pas. Fotoja është ruajtur nga “Afterparty”.