16:39 / E Enjte, 24 Maj 2018 / indeksADMonline

Donald Trump i dërgon letër liderit të Koresë Veriore, ja çka shkruan në të (Foto)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka anuluar një samit të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ai tha se kishte marrë vendimin bazuar në “zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur” në një deklaratë të kohëve të fundit të Koresë së Veriut, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Trump tha se do të ishte “e papërshtatshme” për të mbajtur samitin siç është planifikuar në Singapor më 12 qershor. Në një letër drejtuar Kim Joung Un, ai tha se ishte shumë i lumtur të takonte atë “një ditë”.

“E vlerësojmë shume kohën, durimin dhe respektin për negociatat dhe diskutimet që pritej të mbaheshin në samitin e planifikuar të zhvillohej më 12 qershor në Singapor. Jemi të informuar se takimi ishte thirrur nga Korea Veriore, por kjo është krejt e parëndësishme. Mjerisht, bazuar në zemërimin e stërmadh dhe armiqësinë e hapur të prezentuar në deklaratat tuaja të fundit, më duket e pavend që në këtë kohë të mbajmë këtë takim. Andaj, ju lutem lejoni që kjo letër të tregojë se samiti në Singapor, për të mirën e të dy palëve, anipse në dëm të botës, nuk do të mbahet. Ju flisni për kapacitetin e armëve tuaja nukleare, por tonat janë aq masive dhe të forta saqë e lus Zotin mos të vijë dita që ato të përdoren”, thuhet në letrën e Trump, transmeton Indeksonline.

“U ndjeva mjaft mirë që një dialog po ndërtohej mes meje dhe teje, meqë tek e fundit, është vetëm ai dialog që ka rëndësi. Një ditë, shpresoj të ju takoj juve. Ndërkohë, dua të të falenderoj për lirimin e pengjeve që tashmë i janë bashkuar familjeve të tyre. Ai ishte një gjest i bukur dhe shumë i vlerësuar”, thuhet tutje në letër.

“Nëse ndryshoni mendje për të mbajtur këtë samit, ju lutem mos hezitoni të më thërrisni apo të më shkruani. Bota dhe Korea e Veriut në veçanti, ka humbur një rast madhor për të vendosur paqe dhe prosperitet. Ky rast i humbur është vërtet një moment i trishtuar në histori”, përfundon letra, trasmeton Indeksonline.

 

/Indeksonline/