18:15 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Donald Trump ka një lajm të keq për ISIS-in

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot në Davos se gati 100% e territorit të grupit Shteti Islamik (ISIS) është rimarrë në Siri dhe Irak.

“Koalicioni për rrëzimin e ISIS-it ka rimarrë rreth 100% të territorit që ishte më parë në duart e këtyre vrasësve në Irak dhe Siri”, deklaroi presidenti amerikan gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror.

“Mbeten ende disa beteja për t’u zhvilluar për të konsoliduar këtë përparim”, shtoi ai.

“Ne jemi të vendosur që të garantojmë që Afganistani nuk do të shndërrohet kurrë në një strehë për terroristët”, theksoi Trump./Indeksonline/