12:46 / E Hënë, 21 Mars 2022 / AR

Donaldi kap milionëshin e parë me “Nuk Je”

Donald Veshaj ka bërë ‘boom’ me baladën “Nuk je”.

Këtë projekt e ka vizualizuar me klip, të cilin u kujdes ta sjellë me ngjyra bardhë e zi ku në disa skena shihet nën shoqërinë e mikut të tij, Elgit Doda si dhe vëllait, Romeo Veshaj, shkruan Indeksonline.

Për muzikën është kujdesur Elgit Doda ndërsa për tekstin është kujdesur vet Donaldi.

Pas publikimit kjo këngë është pëlqyer mjaftë nga fansat, ku për dy ditë ka kapur milionëshin e parë si dhe ka pranuar komente mjaftë pozitive./Indeksonline/