08:12 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Donaruma: Në derbi vendoset fati jonë

Portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma, e quajti derbin e së mërkurës, kundër Inter në “San Siro”, si një finale për një vend në Champions League mes dy ekipeve të Milanos.

Milan vjen nga humbja 3-1 kundër Juventus në Torino, ndërsa Inter nga tre fitore radhazi pa pësuar gol.

“Jemi shumë të zhgënjyer nga rezultati, por ne luftuam me Juventus deri në minutat e fundit, – tha Donnarumma për “Milan TV”. – Mendoj se luajtëm mirë, por rezultati na lë në vend dhe nuk ishte ai që meritonim. Tani mendojmë për finalen ndaj Inter. Eshtë një ndeshje vendimtare për të shpresuar te pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm.”

Mauro Icardi ka shënuar gjashtë gola në dy ndeshjet e fundit me Inter dhe ai shënoi tre gola në derbin e fazës së parë që Inter fitoi 3-2 ndaj Milan.

“Të shohim se do të shkojë dueli im me të. Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm, sigurisht një nga më të mirët, – tha portieri i Milan. – Shpresoj që unë të fitoj betejën time me të.”

Temat: