20:07 / E Diele, 16 Shkurt 2020

Doni të jeni në humor të mirë? Provoni këto ushqime

Kur përjetojnë një gjendje të rënduar mendore dhe shpirtërore, nuk janë të paktë njerëzit që drejtohet te ushqimi si një mënyrë për t’u ndjerë më mirë. Sidoqoftë, ushqimet e pasura me sheqer kanë pasoja negative në shëndet.

Kohëve të fundit, janë realizuar një sërë hulumtimesh për lidhjen mes ushqimit të shëndetshëm dhe përmirësimit të shëndetit mendor.

Duhet të theksohet se gjendja shpirtërore dhe mendore mund të ndikohet nga një sërë faktorësh, si stresi, mjedisi, gjumi, gjeterika, çrregullimet e humorit, por edhe mangësitë në ushqim.

Prandaj është me rëndësi të konsumohen ushqime të shëndetshme që përmirësojnë gjendjen shpirtërore, si:

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Peshku – acidet yndyrore omega-3 janë një grup yndyrnash thelbësore, të cilat duhet të merren patjetër, pasi trupi nuk mund t’i prodhojë vetë. Peshqit e pasur me omega-3, si salmoni për shembull, ndikojnë në përmirësimin e shëndetit dhe studiohen për uljen e nivelit të depresionit.

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Çokollata e zezë – çokollatat me qumësht mund të përmbajnë përbërës të shtuar si sheqer dhe yndyrë, prandaj është më mirë të zgjidhni çokollatën e zezë, e cila përmban më pak sheqer të shtuar dhe përmes shijes, cilësisë dhe aromës ndikon te përmirësimi i humorit, shkruan Anabel.

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Ushqime të fermentuara – (kos, turshi) përmirësojnë shëndetin dhe gjendjen e aparatit tretës, pasi ndikojnë në rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tuaja dhe mund të rrisin nivelit e serotoninës.

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Bananet – janë të pasura me vitaminë B6, që ndihmon në sintetizimin e dopaminës dhe serotoninës, të cilat ndikojnë në përmirësimin e humorit.

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Tërshëra – është një burim i shkëlqyeshëm fibrash. Konsumi në mëngjes siguron humor të mirë dhe energji.

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Frutat e pyllit – janë të pasura me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në menaxhimin e depresionit dhe çrregullimet e tjera të humorit.

8 ushqime të shëndetshme që përmirësojnë humorin

Mos i humb