10:24 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

Donika Kadaj-Bujupi propozon heqjen e orës policore, deri në përfundimin e Ramazanit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka propozuar heqjen e orës policore në Muajin e Ramazanit.

Kadaj-Bujupi ka thënë se agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë për kryerjen e ritualeve edhe pas orës 22:00.

“Ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.
Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e sic po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit.

Agjeruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas ores 22:00 në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsyje dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore” shkruan Kadaj-Bujupi në kërkesën e saj./Indeksonline/