Donika Kadaj-Bujupi takohet me Visar Ymerin (Foto)
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi është takuar sonte me deputetin e Grupit të Deputetëve të Pavarur, Visar Ymeri.
Deri para pak kohësh, Donika Kadaj-Bujupi dhe Visar Ymeri ishin pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, përderisa ky i fundit ishte dhe lideri i kësaj partie.
Sonte këta të dy janë takuar në një nga lokalet e Prishtinës, përderisa nuk dihet nëse takimi ka motive politike apo thjeshtë një takim miqësor nga partia e vjetër.
Duhet përkujtuar që përpos Ymerit dhe Kadaj-Bujupit nga Vetëvendosje janë larguar edhe shumë deputetë të tjerë, të cilët më pas ndanë edhe Grupin Parlamentar./Indeksonline/