19:33 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Donika Kadaj: Kemi rritje të dyfishtë, jemi në garë për vendin e parë

Sekretarja Organizative e AAK-së, Donika Kadaj –Bujupi, ka deklaruar se kjo parti ka rritje të dyfishtë dhe se është seriozisht në garë për vendin e parë.

Në IMAZH të RTK-së, ajo tha se rritja e AAK-së, është falë punës që po bën kjo parti përkatësisht kryeministri Haradinaj në qeveri.

“Kemi rritje të mirë, po e them shumë e bindur se duke u bazuar edhe në sondazhet e fundit, jemi dyfish më shumë me vota se në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Kadaj-Bujupi. Po kësaj ajo theksoi se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është lideri më i popullarizuar në Kosovë.

Ajo ka pranuar se afera e punësimeve të militantëve dhe familjarëve të AAK-së, nuk ka qenë shembull i mirë, por sipas saj, do të ketë veprime për të sanuar ato që kanë ndodhur.

Ajo nuk ka pranuar të flasë për të kaluarën e saj në LVV, duke thënë se ai kapitull është i mbyllur dhe se aktivitetin e saj do ta vazhdojë me përkushtim në AAK. Sipas saj, sikurse edhe subjektet e tjera, edhe AAK-ja ka nevojë për demokratizim të mëtutjeshëm.