12:51 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Donika Kadaj uron për ushtrinë, pasdite nis një mision të rëndësishëm

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj i ka uruar qyetarët e Kosovës për miratimin e Projektligjit për transformimin e FSK-së në Forcë të Sigurisë së Kosovës.

Kadaj ka thënë se për këtë, duhet t’i falemi dëshmorëve të UÇK-së.

Por, pikërisht në këtë ditë, deputetja nga Istogu do të nis edhe një mision të rëndësishëm.

Me kërkesë të saj, në kuvendin e Kosovës pritet të diskutohet për herë të parë për sigurimin e shtesave për fëmijë në Kosovë.

Ky është hapi i parë drejt këtij qëllimi të madh, i premtuar që një kohë nga kryeministri Haradinaj./Indeksonline/

Temat: