Donika pranoi një befasi të këndshme dje: Surpriza më e bukur e ditës!
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi dje ishte në një emision televiziv, ku iu bë një befasi.
Ajo derisa po bashkëbisedonte, në sallë hyri një vajzë e vogël dhe i dhuroi një buqetë me lule, transmeton Indeksonline.
Donika e cila inicio projektligjin për shtesat e fëmijëve u gëzua pa masa nga ky gjest i vogëlushes.
“Surpriza më e bukur e ditës!”, është mbishkrimi që ajo i ka vënë fotos së publikuar në Facebook. /Indeksonline/