12:28 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi kërkon nga Kuvendi të del me rekomandim kyç për rritjen e taksës ndaj Serbisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka bërë thirrje që Kuvendi të del me rekomandim kyc sa i përket vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë.

Këtë kërkesë ajo e bëri gjatë seancës së Jashtëzakonshme për Punët e Jashtme, në të cilët po diskutohet për gjëra të shumta.

Sipas saj, në këtë seancë më e rëndësishmja është të diskutohet për këtë çështje, e për të cilën ende nuk e përmendi askush nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast, ajo bëri thirrje që t’i jepet më shumë rëndësi kësaj teme se temave tjera.

“Për herë të parë në politikën e jashtme, vendimi i djeshëm është vendim i cili është dashur të merret shumë vite më herët por nuk ka pasur nga kush. Pas veprimeve të Serbisë edhe në rastin e Interpol, Serbia mori përgjigjen e duhur. Ky veprim në politikën e jashtme do të duhej ta kishte përkrahjen e politikës së brendshme. Ky Kuvend do të duhej të dilte më një vendim e të cilin edhe do e paraqes tani që “Kuvendi të përkrah fuqishëm vendimin e Qeverisë për taksën 100 për qind ndaj Serbisë”. Mendoj se aty ku duhet të jemi bashkë është kundër Serbisë. Sot po flasim për pushtet ndërsa nuk dëgjova se po flasim për shtet. Në këtë moment e që për herë të parë Kosovës po i vjen era shtet nga vendimet e marra dhe se dëgjova askënd duke debatuar për këtë gjë. Sot jemi në një rrethanë të re kur më shumë se kurrë kemi nevojë të jemi unik për temat e politikës së jashtme. Ky Kuvend duhet të deklarohet për taksën, të dalim me rekomandim kyç që Kuvendi përkrah vendimin e Qeverisë për taksën 100 dhe të kërkojmë ndërprerjen e dialogut me Serbisë deri në një kohë kur Serbia të ndal hovin kundër Kosovës”, ka thënë ajo./Indeksonline/