21:16 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kadaj-Bujupi: Vendimi i Haradinajt për Serbinë, sipërfaqëson dinjitetin e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave mbrojtëse prej 10% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se ky vendim i Haradinajt sipërfaqëson dinjitetin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Kusht i secilës marrëdhënie politike është ai i marrëdhënieve ekonomike. Pa këtë të fundit nuk mund të ketë marrëdhënie të shëndosha mes shteteve. Ky vendim i KM Haradinaj sipërfaqëson dinjitetin dhe seriozitetin e shtetit tonë. #Kosova”, ka shkruar Kadaj-Bujupi. /Indeksonline/