11:18 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / Gj. Sh

Donnarumma dëshiron qëndrimin te PSG

Gianluigi Donnaruma, ka bërë të ditur se dëshiron të qëndroj te skuadra e PSG-së.

Ish-portieri i Milanit, ka thënë se ndihet mirë dhe krenar që është pjesë e klubit francez dhe shpreson të qëndroj për një kohë në Paris, shkruan IndeksOnline.

“Ndihem mirë në Paris dhe jam vërtet krenar që përfaqësoj PSG-në dhe këtë qytet.

Sinqerisht shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë dhe të shkruaj një faqe në historinë e klubit”, ka deklaruar Donnarumma./IndeksOnline/