75 Mall Live Search
19:43 / E Diele, 08 Shkurt 2026 / G T

Donnarumma “fluturoi”, kjo ishte pritja e tij fantastike që ia siguroi tri pikë Manchester Cityt në “Anfield”

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore 1:2 ndaj Liverpoolit në derbin e javës së 25-të në Premier League.

Portieri, Gigi Donnarumma ishte heroi i mysafirëve në këtë ndeshje.

Italiani bëri një pritje fantastike në sekondat e fundit të ndeshjes, për ta shpëtuar portën e tij.

Ishte mesfushori argjentinas, Mac Allister që goditi drejt portës, por Donnarumma “fluturoi” dhe priti topin – i cili shkonte drejt rrjetës.

Me fitore, City i Pep Guardiolas shkon në kuotën e 50 pikëve në pozitën e 2-të, gjashtë më pak se lideri, Arsenal (56)./Indeksonline/